
Tedi Cara
Tedi Cara ka marrë çmimin si lojtari më i mirë i muajit në ekipin e Oleksandrisë në Ukrainë. Ish-sulmuesi i Partizanit ka mposhtur konkurrencën e shokëve të ekipit dhe ka marrë çmimin e lojtarit të muajit.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Oleksandria nëpërmjet një njoftimi ku është fotografuar Cara me trofeun në duar. Gjatë këtij muaji, sulmuesi 24-vjeçar arriti të dhurojë një asist.
Që nga transferimi i tij në Ukrainë, Tedi Cara ka kryer 6 paraqitje në kampionat dhe dy asistime. Sulmuesi shqiptar u transferua në merkaton e janarit nga Partizani drejt Oleksandrisë për shifrën e 200 mijë eurove.
View this post on Instagram
Poll