Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Sulmi bën “lëmsh” Sylvinhon, sa shumë ndryshime priten ndaj Ukrainës (FORMACIONI I MUNDSHËM)

Shkruar nga NEWSPORT
Sulmi bën “lëmsh” Sylvinhon, sa shumë ndryshime
Komnbetarja shqiptare - Sylvinho

Dueli me Ukrainën që do të luhet ditën e nesërme në “Air Albania” në orën 20:45 është cilësuar si një finale për kuqezinjtë. Në fakt ukrainasit kanë në dorë fatet e ekipit tonë në Nations League dhe për këtë kjo sfidë mban të mbërthyer tifozët.

Në duelin me Ukrainën lajm i mirë për Sylvinhon është rikthimi i Mirlind Dakut, i cili ka shlyer pezullimin dhe tashmë do të jetë gati për të kontribuar për kuqezinjtë. Por lajm i keq është dëmtimi i Jasir Asanit, i cili ndaj çekëve la fushën e lojës që në minutën e 30-të.

Për shkak të mungesës së Asanit dhe rikthimit të Dakut, reparti i sulmit do të pësojë ndryshime të mëdha. Në fakt Sylvinho ka disa dilema për këtë repart se kujt t’i besojë nga minuta e parë, ndërkohë porta, mbrojtja dhe mesfushë nuk pritet të ketë ndryshime.

Kështu në portë si gjithmonë vendoset Strakosha, teksa para tij rreshtohen 4-shja, Balliu-Ismajli-Ajeti-Mitaj. Përpara mbrojtjes do të jenë Asllani dhe Ramadani dhe pak më i avancuar do të pozicionohet Laçi.

Me shumë gjasa vendin e Asanit pritet ta marrë Seferi, siç ndodhi ndaj Cekisë, por alternativë mbetet edhe Muja. Nga krahu tjetër do të vendosej Bajrami dhe maja e sulmit në këtë sfidë do t’i besohet Mirlind Dakut. Por një tjetër alternativë për këtë repart është kalimi i Bajramit në vend të Asanit dhe në vend të Bajramit të statonte njëri mes Muçit dhe Hoxhës. Të gjitha këto dilema do të mund të zgjidhen vetëm para sfidës me Çekinë, kur Sylvinho të vendosë edhe pikat mbi “i”.

Formacioni i mundshëm:

Varianti  1: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Seferi (Muja), Bajrami, Daku.

Varianti 2: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Hoxha (Muçi), Daku.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga