Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

“I kënaqur me çunat dhe për rikthimin e Brojës”, Rey Manaj pas dopietës: Me rëndësi 3 pikët, në Kombëtare s’ka vend për rivalitet

Shkruar nga NEWSPORT
“I kënaqur me çunat dhe për rikthimin e
Manaj

Rey Manaj ishte autori i 2 golave ndaj Andorrës. Sulmuesi shënoi 2 golat e parë të Kombëtares në fitoren 3-0 ndaj ekipit të Andorrës.

Pas kësaj sfide ka folur Manaj. Ky i fundit shprehet mjaft i lumtur për triumfin, ndërsa nënvizon se në Kombëtare nuk ka vend për rivalitet, kushdo që bën mirë duhet të luajë.

“Golat? Mjaft i lumtur për fitoren dhe golat. Me Asllanin gjendemi mirë në fushë. Njihemi në fushë dhe kemi një komunikim të mirë.

Sivasspor? Shpresoj të vazhdojmë me këtë ritëm. Por ia lejmë kohës. Sot ishte  një ndeshje e vështirë, sepse siç dihet ekipet e vogla janë të vështira për tu çarë.

Çfarë iu tha trajneri pas ndeshjes? Na thotë gjithmonë të fitojmë. Nuk ka rëndësi është Andorra apo Anglia. Shumë ekipe kanë çaluar me Andorrën dhe pas pjesës së parë fillon e bëhet e vështirë. Jam shumë i kënaqur me lojtarët dhe ato që debutuan. Jam i kënaqur me çunat dhe me rikthimin e Brojës.

Me Brojën? As në klub e as në Kombëtare nuk duhet të ketë rivalë. Unë dëshiroj dhe shpresoj që të shënojnë sa më shumë gola Broja e Uzuni. Kush bën më mirë duhet të luajë, pse jo e bashkë.

Botërori? Të gjithë e kemi ëndërr të jemi në botëror. Duhet të përqendrohemi që të luajmë mirë. Kemi shumë rrugë përpara dhe duhet të jemi të kujdesshëm”, ka përfunduar lushnjari.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga