
Ardian Ismajli
Lojtari i Kombëtares, Ardian Ismajli po gëzon një formë të shkëlqyer. Legjionari po vazhdon nën hapat e sezonit të kaluar dhe puna e tij po bie në sy të shumë klubeve të mëdha.
Me siguri, mbrojtësi shqiptar do të largohet nga Empoli në kërkim të aventurës më të shquar. Juventusi, ekipi më i titulluar në Itali ka në radaret e saj shqiptarin. Për Ismajlin në garë ka hyrë dhe Napoli me Conten që kërkon një partner të besueshëm për Buongiornon në prapavijë.
Napoli i De Laurentis është i bindur për aftësitë e futbollistit të Kombëtares dhe do të bëj çmos të sigurojë shërbiemt e tij nga klubi toskan. Gara e fortë mes 2 emrave’big’ të Serie A ka filluar dhe kryetema është “ylli” Ardian Ismajli.
Poll