
Armando Broja e nisi si titullarë duelin me Serbinë dhe është futbollisti i radhës që ka reaguar në rrjetet sociale pas këtij triumfi. 2-vjeçari ka shkruar se ky triumf shkon për të gjithë ata që kanë gjak shqiptari në trupin e tyre.
“Kjo fitore është për të gjithë ata që kanë gjak shqiptari në trupin e tyre”, ka shkruar Broja. Ky i fundit nga “Soffascore” u vlerësua me notën më të ulët, me 6.5. Kjo edhe për arsye se Broja u mbyll nga disa futbollistë serb, të cilët do të ndalonin Brojën dhe daljet e tij drejt sulmit.
Por pavarësisht notës së dhënë nga "Soffascore", Burnley ka vleresuar dhe duartrokitur paraqitjen e shqiptarit ndaj Serbisë. Klubi anglez ka komentuar në postimin e Brojës, duke i dhënë mbështetje sulmuesit.
Kujtojmë se Shqipëria fitoi 1-0 ndaj Serbisë me gol të Rey Manajt. Pas këtij triumfi shanset për Kombëtaren shqiptare që të arrijë “play-off” janë rritur ndjeshëm dhe tashmë kanë nisur të bëhen edhe llogaritë për kualifikimin.

View this post on Instagram