Momenti kur shenon golin
Padiskutim protagonisti kryesorë në Serie A ditën e djeshme ishte Ylber Ramadani. Mesfushori shqiptari shënoi një supergol në duelin që Lecce fitoi 2-0 ndaj Cagliarit.
Lideri i Kombëtares shqiptare shënoi një “predhë” në kufijtë e zonës. Nga distance, topi përfundoi në fundin e rrjetës, duke çuar rezultatin 2-0 për të tijtë.
Por përveç golin, Ramadani si gjithmonë bëri një ndeshje fantastike, duke qenë i magjishëm në mesin e fushës. Paraqitje kjo që është vlerësuar nga “SofaScore”, pasi është përzgjedhur në formacionin e javës së 25-të. Ndërkohë është vlerësuar me notën 8.3.
Poll
