
IShowSpeed dhe Myrto Uzuni
Myrto Uzuni po kalon një formë të mirë në SHBA me skuadrën e Austin FC. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është kthyer në një pikë kyçe, teksa ka nisur të shënojë pothuajse rregullisht.
Ndërkohë që së fundmi, “bomberi” beratas ka surprizuar me një foto të publikuar në rrjetet sociale.
Uzuni është shfaqur krah YouTube-rit me famë botërore, “IShowSpeed”. Madje në duar, sulmuesi shqiptar mban edhe fanellën e Austin FC, ndërsa në të shkruhen emri i YouTube-rit dhe numri “7”.
Poll