
Berat Gjimshiti ka qenë një nga emrat më të përfolur ditën e fundit, për një largim të mundshëm nga Atalanta. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka ofertë të majme nga Al Rayyan në Katar, por ende nuk është marrë vendimi përfundimtar.
Interesin nga Katari e pranoi edhe CEO i Atalantës Luca Percassi. Ky i fundit u shpreh se Gjimshiti kishte folur me ta në lidhje me këtë transferim, por momentalisht ishte vetëm interesim. Në këtë mënyrë është shprehur Percassi, i cili theksoi se nuk ka asgjë konkrete.
Megjithatë, pavarësisht zërave të mërkatos, trajneri i Atalantës , Gian Piero Gasperini ka habitur me veprimin e fundit. Edhe pse mbrojtësi kuqezi është i lidhur me një largim nga ekipi, tekniku italian e ka grumbulluar për fazën përgatitore, gjatë së cilës do të zhvillohen edhe ndeshje miqësore.
View this post on Instagram