
Berat Gjimshiti është i lidhur me një largim nga Atalanta. Kapiteni i Kombëtares shqiptare me shumë mundësi do të mbyllë aventurën e tij në Bergamo të Italisë, për të nisur një të re në Katar.
Është klubi i Al Rayyan, i cili ka interes serioz për shërbimet e qendërmbrojtësit shqiptar. Diçka të tillë e konfirmon edhe vetë shefi i Atalantës, Luca Percassi i cili thotë që nuk janë thjeshtë lajme, por interesim i vërtetë.
“Konfirmoj interesimin e Al Rayyan nga Katari për Gjimshitin. Në media doli dje, por ka pak kohë që ka ndodhur. Është e rëndësishme për ne. Vetë Berati erdhi të na fliste për këtë situatë me shumë ndershmëri. Tani për tani, nuk ka asgjë konkrete, është interesim”, ishin fjalët e CEO-s, Luca Percassi.