Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

FOTOLAJM/ "Diamant" i futbollit shqiptar që po shkëlqen me Bolognan, Jordi Jaku nuk harron klubin nga ku nisi ëndrra

Shkruar nga NEWSPORT
FOTOLAJM/ "Diamant" i futbollit shqiptar që po shkëlqen me
Jordi Jaku

Jordi Jaku është padyshim një talent i madh në futbollin shqiptar. Kalimi i tij në Serie A e vërtetoi padyshim faktin se e ardhmja e lojtarit është e ndritur.

Vetë 18 vjeçari në një postim në instagram ka falenderuar klubin ku është rritur. Jaku ka qenë pjesë e moshave të Mirditës. KF Mirdita-Grupmoshat ka postuar në rrjetet e saj sociale një mesazh falenderimi në drejtim të ish-it të Tiranës dhe Dinamos.

Në postim shprehet bindja e kahershme se një ditë mesfushori do të ndriçonte me klasin që zotëron në këmbët e tij. Dhe kjo u faktua më së miri me debutimin me gol tek moshat e Bolognas në Primavera para pak ditësh.

Djaloshi që u transferua në Itali nga bardheblutë e nisi punën për të arritur këtu ku është te Shënkolli. Që fëmijë, Aldi Pjetri dhe Gledian Lleshja vunë re potencialin e talentit dhe u mbështetën në zhvillimin e lojtarit të skuadrës italiane.

Jordi me kontratën e madhe në këtë moshë nxorri në pah punën qysh tek zinxhirët e fëmjiëve dhe për këtë komuniteti mirditor i është mirënjohës.

FOTOLAJM/ "Diamant" i futbollit shqiptar që po shkëlqen me
Postimi falenderues i Jakut
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga