
Jasir Asani
Jasir Asani është në një situatë të vështirë momentalisht.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare duhet të vendosë për të ardhmen, nëse do të qëndrojë në Korenë e Jugut me Gwangju, apo të nisë një aventurë të re në Iran me ekipin e Esteghlal.
Ndërkohë që tifozët e ekipit iranian kanë nisur të “festojnë”. Ata i janë “vërsulur” dhe kanë “pushtuar” Instagramin e “mëngjarashit” nga Shkupi. Tifozët iranianë i kërkoojnë Asanit që të transferohet tek ekipi i tyre, madje edhe në gjuhën shqipe.
Tashmë, mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e 30-vjeçarit, i cili në kualifikueset e Euro 2024, u kthye në idhull për të gjithë shqiptarë me supergolat e tij.
Disa nga komentet e tifozëve nga Irani:



Galeria fotografike ()
Poll