
Rey Manaj
Rey Manaj ishte protagonisti kryesorë në fitoren që Sivasspor mori ndaj Kayserispor. Skuadra e sulmuesit shqiptarë triumfoi 5-2 ndaj kundërshtarëve të tyre.
Lushnjari la firmën e tij në të 5 golat e Sivasspor, ku shënoi dopietë dhe asistoi në 3 raste të tjera për shokët e ekipit. Falë paraqitjes së tij të jashtëzakonshme është zgjedhur në formacionin e javës në Turqi.
Manaj është vlerësuar gjithashtu me notën 9.9 nga “Soffascore”. Nota më e lartë se çdo lojtar tjetër i përzgjedhur në formacionin e javës së 21-të.

Poll