
Rey Manaj sot ishte i papërmbajtshëm me skuadrën e Sivasspor. Sulmuesi i Kombëtares shkëlqeu me dopietë ndaj Kayserispor, ndërsa u bë protagonist me asiste në 3 gola të tjerë.
Skuadra e tij triumfoi në fund 5-2 dhe në të 5 golat e Sivasspor, Manaj ka lënë gjurmët e tij, duke qenë protagonisti kryesorë i këtij triumfi. Filimisht shënoi në minutën e 5-të të takimit, më pas në minutën e 10-të asisti për shokët e skuadrës, duke detyruar më pas kundërshtarët për të shënuar atugol.
Asisti tjetër nga lushnjari erdhi në minutën e 45+1 të pjesës së parë, ndërsa një tjetër gol do të “gatuhej” nga këmbët e tij në minutën e 77-të. Për të vulosur këtë fitore mendoi sërish Manaj, i cili në minutën e 90+2 shënoi edhe golin e dytë personal dhe të 5-tin për ekipin.
Goli i pare
asisti te autogoli
asisti i dyte
asisti i trete
goli i dyte