
Krisjtan Asllani në ndeshjen me Empolin u mbylli “gojën” kritikëve për paraqitjet e tij, me mefsuhorin shqiptar që ishte një ndër më të mirit në fushën e loës. Gjithçka më pas kulmoi edhe me asistin e dhënë për Dumfries në pjesën e dytë të sfidës në fitoren 3-1 që Interi mori ndaj Empolit.
Mbrëmjen e sotme, Asllanin e pret një tjetër sfidë e rëndësishme. Zikaltërtit do të luajnë në transfertë ndaj Sparta Prague . Një “derbi” shqiptar ndaj Qazi Laçit dhe Indrit Tuçit, me Asllanin që do të synojë në tjetër paraqitje fantastike.
Pikërisht për këtë duel, mesfuhsori ka folur pëor mediat italiane. Shqiptari ka treguar që nga fillimi i karrierës dhe Europiani me Shqipërinë dhe titulli me Interin.
“Të veshësh këtë fanellë sigurisht që ka një emocion të jashtëzakonshëm. Unë kam ardhur këtu 20 vjeç dhe jam rritur tashmë. Kam mbi shpatulla një Europian dhe sigurisht që ndihem më i pjekur, edhe pse duhet të vazhdoj të punoj. Për mua është e rëndësishme që të kem një grup lojtarësh që më vlerëson. Shokët e skuadrës më mbështesin si brenda dhe jashtë fushës së lojës. Më kanë ndihmuar të rritem.
Fillimi i karrierës? Isha një fëmijë që gjithmonë në këmbët e mia kisha topin në këmbë. Futbolli gjithmonë më ka argëtuar dhe më ka emocionuar. Ka bërë që unë të jetoj momente të jashtëzakonshme si fitorja e titullit kampion me Interin sezonin e kaluar.
Babai? Nëse ka një person që më ka bërë të apasionohem me futbollin ai ka qenë babai im. Kujtoj që shkoja shpesh për të parë ndeshjet me të. Pastaj pasionin e vërtetë ma transmetojnë tifozët që janë shpirti i këtij sporti. Të futesh në fushë dhe të luash për ta është diçka që më bën shumë krenar.
Davide Frattesi? Më pëlqen shumë që të sfidoj Frattesin në skuadër. Ndonjëherë qëndrojmë pas stërvitjes për një kohë të gjatë dhe provojmë të godasim në portë.
Wesley Sneijder? Më shumë sesa sfidë do të më pëlqente shumë që të luaja përkrah Wesley Sneijder. Ai është një lojtar që e kujtoj shumë mirë. Ka teknikë dhe një vizion të jashtëzakonshëm.
Vështirësia më e madhe? Sfida më e madhe për mua ka qenë pikërisht të shkoja tek Interi. Duhet të vazhdoj të punoj dhe gjatë kësaj kohe kam marrë disa emocione. Edhe Europiani me Shqipërinë ishte realisht shumë emocionues dhe i bukur.
Goli? Goli i parë me Interin në ‘San Siro’ ka qenë momenti më i bukur i karrierës time. E kisha pritur dhe e doja shumë prej një viti e gjysmë dhe më në fund erdhi.
Ylli i dytë? Ishte një moment i paharrueshëm për mua dhe për të gjithë skuadrën. Të fitosh një titull në moshën time, me skuadrën për të cilën ke bërë tifo ishte një emocion shumë i madh për mua.
Transferimi? Kur u përshëndeta me Empolin për të mbërritur tek Interi ishte pak e vështirë sepse u largova nga një skuadër, ku kisha luajtur prej 13 vitesh, por nga ana tjetër e dija që do të nisja një rrugëtim ku do të mësoja shumë dhe do të fitoja”, ka theksuar mesfushori.