Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Ernest Muçi shok skuadre me Kristjan Asllanin? Gati çeku prej 40 milionë euro

Shkruar nga NEWSPORT
Ernest Muçi shok skuadre me Kristjan Asllanin? Gati çeku prej 40
Ernest Muci, Kristjan Asllani

Merkato e verës pritet të jetë mjaft e nxehtë për legjionarët. Shumë prej lojtarëve të Kombëtares shqiptare janë me ‘valixhe në duar’ duke filluar nga porta, e deri në majën e sulmit.

Ndryshe nga shumë të tjerë, Ernest Muçi dhe Kristjan Asllani i kanë pozitat më solide për të qëndruar pasi kanë kontrata afatgjate me klubet e tyre. Mirëpo, talenti dhe potenciali i madh që zotërojnë bën që të jenë gjithnjë atraksion në tregun e transferimeve.

Si pasojë e kësaj, dy nga talentët më të mëdhenj të futbollit shqiptar mund t’i shohim së bashku në një ekip nga sezoni i ardhshëm. Është Aston Villa skuadra e cila ka në listën e objektivave dy futbollistët kuqezinj për merkaton e verës.

Interesimi i tyre për dyshen është i ‘vjetër’, për Asllanin pati një vëzhgim në verën e shkuar, ndërsa për Muçin është dorëzuar edhe një ofertë 18 milionë euro që u refuzua nga Besiktas.

Mirëpo, skuadra turke rrezikon të mbetet pa kompeticione europiane nëse nuk fiton Kupën dhe në këtë mënyrë, do të ishte e vështirë të mbanin një ekip me kosto të larta ndaj shitja e ish-sulmuesit të Tiranës do të financonte sezonin e ri.

Një tjetër ofertë rreth 20 milionë euro pritet të vijë nga londinezët, po kaq edhe për Asllanin sipas raportimeve nga Italia. Plot 40 milionë euro për djemtë kuqezi që vëmendjen parësore e kanë tek Europiani, aty ku me Shqipërinë do të tentojnë të jenë surpriza e kompeticionit dhe një paraqitje e mirë do të rrisë akoma më shumë vlerat e tyre.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga