Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

“Serbia luajti në mbrojtje”, Southgate: Ekipi ia doli të reagojë. Bellingham? Bëri diferencën

Shkruar nga NEWSPORT
“Serbia luajti në mbrojtje”, Southgate: Ekipi ia doli të
Gareth Southgate

Anglia triumfoi ndaj Serbisë minimalisht. Autori i golit ishte Jude Bellingham, i cili u dhuroi “Tre Luanëve” pikët e plota. Një duel shumë i vuajtur për anglezët, të cilët në fund i falen golit të yllit të Real Madrid.

Pas kësaj sfide ka folur Gareth Southgate, i cili ka vlerësuar triumfin e të tijve. Ndër të tjera ka theksuar se kundershtari u mbrojt shumë mirë, duke ua vështirësuar gjërat anglezve.

“Të luash përballë skuadrave që luajnë në mbrojtje është e vështirë, pasi nuk është e lehtë të krijosh raste dhe të gjesh hapësira. Megjithatë, të gjithë lojtarët tanë të sulmit bënë shumë mirë. Jam i bindur që në vijim do të arrijnë të shënojnë.

Bellingham? Ai është i aftë të bëjë diferencën dhe të krijojë diçka vetë. Mund të them se bëri një ndeshje shumë të mirë dhe ka një nivel tepër të lartë.

Ndonëse nuk e zotëruam topin aq sa duhej, më pëlqeu fakti që skuadra diti të reagojë dhe në këtë drejtim”, ka mbyllur Southgate.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga