Leon Myrtaj
Sulmuesi shqiptar Leon Myrtaj është ftuar përsëri nga kombëtarja U19 e Hungarisë. Edhe pse vitin e shkuar talenti 17-vjeçar që aktivizohet me Tottenham mbajti veshur fanellën e Shqipërisë U17, ai ka bërë tjetër zgjedhje.
Kujtojmë se nëna e tij është hungareze, ndërsa në tetor ai zbriti në fushë me fanellën e Hungarisë U19, por la hapur mundësinë e rikthimit si kuqezi. Tashmë, gjasat janë shumë të larta që Leon Myrtaj të mos kthehet më kurrë të Shqipëria, por të zgjedhe Hungarinë, deri tek ekipi A.
Kujtojmë se Myrtaj është pjesë e Tottenham U18 dhe këtë sezon po shkëlqen në Premier League angleze të kësaj moshe. Me Shqipërinë U17 ka 7 ndeshje dhe 1 gol të shënuar.
Poll

