Jasir Asani ka surprizuar me postimin e fundit në “Insta-Story”. “Mëngjarashi” i Kombëtares ka marrë një dëmtim me skuadrën e Gwangju.
Kjo ka bërë që sulmuesi të mbyllë para kohe këtë vit kalendarin, pasi për shkak dëmtimi nuk do të mund të kontribuojë në sfidën e fundit që Gwangjui do të luajë. Asani falenderon trajnerin, drejtuesit dhe tifozët që mbështetjen.
Ndër të tjera nënvizon se ka dhënë maksimumin për të ndihmuar skuadrën dhe mbyll kështu një sezon shumë të gjatë dhe mjaft të luftuar.
“Për shkak të një dëmtimi nuk mund të jem pjesë e ekipit në ndeshjen e fundit të këtij sezoni. Për mua përfundon një sezon i gjatë, ku munda të jap maksimumin dhe të ndihmoj skuadrën. Dua të falënderoj shokët e skuadrës, trajnerin, drejtuesit dhe të gjithë tifozët për mbështetjen e tyre. @gëangju_fc “, ka shkruar “mëngjarashi” kuqezi.