Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E BUJSHME/ Talenti kuqezi që s’përfillet nga Sylvinho në qendër të vëmendjes, Galatasaray kërkon shërbimet e 23-vjeçarit

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Talenti kuqezi që s’përfillet nga Sylvinho në
Arda Kurtulan

Arda Kurtulan me shumë mundësi do të largohet nga Goztepe këtë merkato dimërore. Sipas gazetarit turk, Burhan Can Terzi, 23-vjeçari ka nisur të “piketohet” nga klubi i Galatasaray.

Këta të fundit e shohin anësorin shqiptar, si të duhurin për të përforcuar ekipin. Kujtojmë se Kurtulan po kalon superformë me Goztepe në Superligën turke, ndërsa në të shkuarën ka luajtur me Shqipërinë U21.

Megjithatë, pavarësisht paraqitjeve pozitive, 23-vjeçari ende s’ka bindur Sylvinhon për ta marrë në Kombëtaren A. Ndërkohë që tashmë, pritet të shihet si do të shkojë telenovela e tij me Galatasaray.

Përsa i përket karrierës së Kurtulan, ai e ka nisur pikërisht në Turqi me të rinjtë e Erokspor, për të kaluar më pas te Fenerbahce. Më tej, ai ka luajtur me Adana Demirspor, Karacabey dhe Diyarbekir Spor.

Poll

Lexo gjithashtu