Janë mbyllur edhe dy sfidat e para të raundit të 7-të të fazës së Ligave. Duele këto të cilat u luajtën mes Galatasaray dhe Atletico Madrid, po ashtu dhe përballja mes Qarabag dhe Eintrach Frankfurt.
Sfidas mes Galatasaray dhe Atleyico Madrid u mbyll në baraspeshë, me shifrat 1-1. Atletico Madrid ishte i pari që shënoi në minutën e 4-të, falë goditjes së saktë të Simeone. Kundërpërgjigja nga rivalët nuk mungoi pasi Llorente shënon në minutën e 20-të duke balancuar shifrat.
Pjesa e parë ishte vendimtare pasi skuadrat nuk ia dolën të mbyllnin duelin me një gol më shumë që mund ti kalontë në avancë. Nga ana tjetër më dinamike ishte sfida mes Qarabag dhe Eintracht Frankfurt e cila u mbyll me rezultatin 3-2, në favor të ekipit pritës.
Qarabag e filloi “vrullshëm” pasi gjeti rrugën për tek rrjeta e rivalëve që në minutën e 4-të me golin e Duran. Ndërsa Eintracht Frankfurt vuri balancën në pjesën e parë, me golin e Uzun. C në minutën e 10-të. Po aq intensive ishte edhe pjesa e dytë ku Qarabag nuk fali rastet duke shënuar edhe dy herë të tjera.
Minutat e 80-të perfekte për golin e Duran dhe aq më i bukur ishte dhe goli i Mustafazada i cili uu shënua në minutat shtesë të përfundimit të pjesës së dytë të ndeshjes.
Me rezultatet e sotme Galatasary ndodhet në vendin e 16-të me 10 pikë, ndërsa Atletico Madrid është i 8-të me kuotën e 13 pikëve. Nga ana tjetër Qarabag është me 10 pikë është në vend të 17-të ndërsa Eintracht Frankfurt është i 33-ti me 4 pikë.
