Anis Mehmeti
Pas transferimit te klubi i ri, sulmuesi shqiptar Anis Mehmeti ka ndarë ndjesitë e para te Ipswich Town. 25-vjeçari e identifikon skuadrën e re si të përshtatshme me ambicien e tij, aty ku qëllim kryesor është ngjitja në Premier League.
Mehmti ka nënshkruar për 3 vite e gjysmë te Ipswich, ndërsa nuk bëhet e ditur paga e bomberit kuqezi.
“Jam shumë i emocionuar që kam nënshkruar për Ipsëich. Çdo gjë që klubi po përpiqet të arrijë përputhet me ambiciet e mia dhe kjo flet vetë. Tifozët janë të mrekullueshëm dhe mezi pres të luaj para tyre.
Jam një lojtar i uritur me dëshirë për të fituar dhe dua të shënoj gola, të asistoj dhe të bëj gjithçka që mundem për të ndihmuar ekipin”, u shpreh Mehmeti.
Poll
