Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Altin Rraklli i del në krah Asllanit dhe ia “ngec” fajin Torinos: E çuditshme kur ekipi ndërpret huazimin në kohë të shkurtër

Shkruar nga NEWSPORT
Altin Rraklli i del në krah Asllanit dhe ia “ngec” fajin
Altin Rraklli

Ish-sulmuesi i Kombëtares Altin Rraklli,  ka folur për gjendjen e mesfushorit të Shqipërisë Kristjan Asllani në “Euroneës Albania”.

Pas largimit nga Interi dhe huazimit te Torino, elbasanasi do të ndryshojë sërish ekip, teksa drejtuesit e “Demave” janë të pakënaqur me formën e shqiptarit. Rraklli ia ka hedhur fajin klubit torinez, ndërsa i ka dhënë edhe një sygjerim Asllanit:     

“Më duket pak e çuditshme. Kur një skuadër vendos të ndërpres huazimin në një kohë të shkurtër, më duket e palogjikshme. Pra, Torino e dinte mënyrën e lojës dhe kualitetin e Kristjan Asllanit.

Nuk funksionon në futboll që të blesh një lojtar tafti-bafti. Ai është parë në pak ndeshje, nuk luajti një sezon të plotë te Torino.

Unë do t’i sygjerojë vetëm diçka Asllanit. Ta mendojë mirë hapin e radhës. Të zgjedh klubin e ri dhe të bëjë kontratë afatgjate. Aty të orientohet dhe të marri formën e vet më të mirë”.       

Poll

Lexo gjithashtu