Anis Mehmeti mund të largohet nga Bristol City, me shqiptarin që ka hyrë në muaajt e fundit të kontratës me anglezët. Interesimet për të nuk mungojnë dhe fakti që ende nuk ka një marrëveshje për rinovim me klubin aktual shton akoma më shumë zërat për largimin.
Së fundmi për të ka interes Ispwich. Skuadër që gjithashtu militon në Championship. Ispwich kërkon të përforcojë skuadrën dhe te shqiptari shikon cilësitë e duhura për repartin e avancuar. Fakti që luftojnë për t’u ngjitur në Premier League bën që drejtuesit të mos i ndahen lojtarit të Kombëtares shqiptare.
Siç dihet skuadra që ka interes për të aktualisht ndodhet në vendin e 3-të në kampionat, vetëm 2 pikë larg vendit të dytë, pozicion ky që të siguron ngjitjen direkte në Premier League. Nëse Mehmeti do të transferohej te Ipswich dhe këto të fundit do të ngjiteshin në elitë, atëherë sulmuesi shqiptar do të bënte një hap të madh në karrierën e tij, të luante në elitën e futbollit anglez.
