Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E BUJSHME/ Ofertë konkrete për Ernest Muçin, presidenti i Trabzonspor zbulon detajet e kontratës

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Ofertë konkrete për Ernest Muçin, presidenti i
Ernest Muci

Ernest Muçi padiksutim është një nga futbollistët shqiptarë që është në qendër të vëmendjes në këtë merkato. Sulmuesi aktualisht është i huazuar të Trabzonspor nga Besiktas, me skuadrën aktuale tq tij që ka të drejtën e blerjes së kartonit të tij në fund të këtij sezoni.

Deri disa ditë më parë, Muçi shihej drejt rrugës për rikthimin te Besiktas, por tashmë duket se gjerat kanë marrë rrjedhë tjetër. Sipas mediave turke bëhet me dije se Trabzonspor ka marrë një ofertë për shërbimet e sulmuesit të Kombëtares shqiptare.

Në këto kushte do të aktivizohet opsioni i blerjes së kartonit të tij në fund të muajit maj, kur edhe e lejon kontrata. Pagesa e transferimit të tij përfundimtar pritet të bëhet në 5 këste, ku 1.5 -2 milionë euro nga kësti i parë do të mjaftonin fillimisht për të marrë Muçin përfundimisht, por kjo nuk do të thotë që Muçi do të mbetet te klubi aktualë, pasi Trabzonspor pritet ta shesë në një klub tjetër.

Për këtë ka folur presidenti i Trabzonspor, Ertugrul Dogan. Ky i fundit ka zbuluar më në detaje këtë pistë. Gjithashtu ka nënvizuar se gjithçka pritet të realizohet në fund të muajit maj.

“Ai u pëlqye nga ekipi ynë i skautimit. Ne bëmë një ofertë para se Beshiktashi të firmoste me të, por ishte vetëm për gjysmën e çmimit që dhanë ata. Në momentin aktual, vazhdojmë diskutimet se si do të jetë pagesa, por në momentin që Trabzonspor do të aktivizojë klauzolën, ajo do të paguhet me 5 këste.

Lojtari mund të bëhet pjesë e ekipit duke paguar këstin e parë prej 1,5 apo 2 milionë eurosh para fundit të majit, siç parashikohet në kontratë. Shuma nuk duhet paguar e plotë. Nëse trajneri na kërkon që të aktivizohet ky opsion në fund të sezonit, siç duket se do të ndodhë për mënyrën si po shkojnë gjërat, procesi më pas do të bëhet në bazë të vlerësimeve teknike.

Ne kemi një ofertë edhe për një lojtar që ne e kemi në huazim. Po shitëm ndonjë, mund të shlyejmë të gjitha borxhet tona”, ka theksuar kreu i klubit turk. Gjithsesi tashmë mbetet të pritet në javët e muajt në vazhdim të mësohet më shumë mbi këtë pistë dhe çfarë do të ndodhë saktësisht me të ardhmen e Muçit.

Poll

Lexo gjithashtu