Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Anis Mehmeti “kryefjalë” në Angli, klubi “dështak” i Premier League kërkon shqiptarin

Shkruar nga NEWSPORT
Anis Mehmeti “kryefjalë” në Angli, klubi
Anis Mehmeti

Kontrata e Anis Mehmetit me Bristol City përfundon në qershor të këtij viti, pra në fund të sezonit. Në këto kushte, ai është kthyer në “kryefjalë” tek klubi i Championship anglez.

Nuk dihet ende nëse sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të rinovojë, por nëse s’ndodh, Bristol do ta shesë tani në janar, por të mos e humbue me parametra zero në verë. Ofertat për 25-vjeçarin s’mungojnë, me Ipswich në krye të listës.

Megjithatë, sipas gazetarit të “Footyinsider”, Pete O'Rourke, për Mehmetin është gati të futetë në garë edhe një klub i Premier League. Bëhet fjalë për Wolverhampton, të cilët këtë sezon janë në vendin e fundit me 8 pikë, duke luftuar për mbijetesë.

Te Wolves, e shohin Mehmetin si përforcimin e duhur për t’u rimëkëmbur edhe një herë dhe për të tentuar mbijetesën në elitën e futbollit anglez. Tashmë “topi” është në këmbët e futbollistit, i cili duhet të vendosë.  

Poll

Lexo gjithashtu