Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Jo vetëm në Itali, Spanjë dhe Francë, 10 - 12 milionë euro për Kristjan Asllanin nga … Turqia

Shkruar nga NEWSPORT
Jo vetëm në Itali, Spanjë dhe Francë, 10 - 12 milionë
Kristjan Asllani

E ardhmja e Kristjan Asllanit është kthyer në një”telenovelë” kohët e fundit. Mesfushori është në kërkim të një ekipi për të vazhduar karrierën në gjysmën e dytë të këtij sezonit.

Huazimi te Torino për të rezulton një “dështim” dhe në këto kushte Interi kërkon sa më shpejt ta “heqë qafe”. Interesimet për të nuk kanë munguar dhe së fundmi në skenë del një tjetër ekip.

Bëhet fjalë për Besiktas, të cilët thuhet se kanë interes për shërbimet e tij. Madje turqit tentojnë të lin sa më shumë çmimin e blerjes së kartonit të tij, teksa aktualisht flitet për 10-12 milionë euro.

Ndërkohë thuhet se paga e futbollistit mund të shkojë deri në 1.2 milionë euro për pjesën e mbetur të këtij sezoni. Gjithashtu vlen të theksohet se në Francë po këmbëngul për shërbimet e shqiptarit skuadra e Paris FC, të cilët janë të gatshëm të blejnë direkt kartonin e liderit të Kombëtares.

Nga ana tjetër Parma, Fiorentina e Sassuolo në Itali dhe Granata në Spanjë janë përfolur fillimisht si alternativa për të ardhmen e 23-vjeçarit.

Poll

Lexo gjithashtu