Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E BUJSHME/ Talenti i Shqipërisë largohet nga Panathinaikos, gati kalimi te “armiqtë” e kryeqytetit

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Talenti i Shqipërisë largohet nga Panathinaikos, gati
Elton Fikaj

Mbrojtësi i Kombëtares U-21 Elton Fikaj, po përgatitet për t’u larguar nga gjigandët e Panathinaikos në Greqi. Destinacioni i ardhshëm për shqiptarin do të jetë po në Superligën helene, por te “armqitë” e Atromitos, rivalë me Panathinaikos në Athinë.

Në këtë rast, nuk kemi të bëjmë me shitje, por huazim sipas mediave greke. Kjo manovër ka synim minutazhin dhe pjekurinë në një klub me më pak presion në shërbim të Fikaj.

Gjatë këtij sezoni, 20-vjeçari kuqezi ka luajtur vetëm 3 ndeshje me Panathinaikos, konkretisht në Kupën e Greqisë. Te Shqipëria U-21, Fikaj numëron 13 prezenca, titullar i padiskutushëm nën urdhërat e trajnerit Alban Bushi.       

Poll

Lexo gjithashtu