
Berat Gjimshiti & Enea Mihaj
Enea Mihaj do të largohet nga ekipi i Famalicao këtë verë. Mbrojtësit të Kombëtares shqiptare i përfundon kontrata me portugezët më datë 1 korrik dhe rinovim nuk do të ketë.
Megjithatë, ofertat nga klubet e tjera për shqiptar nuk mungojnë. Një nga skuadrat që ka dalë së fundmi në skenë është Atlanta United në “Major League Soccer”, në elitën e futbollit amerikan.
Pritet të shihet nëse klubi i Atlanta e ka seriozisht për shërbimet e shqiptarit, apo është thjeshtë një interes merkatoje. Në sezonin që lamë pas, 26-vjeçari shqiptar ishte titullar absolut, teksa dhuroi edhe 1 asist në 29 ndeshje.
Poll