Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

“Duhet seriozitet për të fituar këtë ndeshje”, Eros Greza para sfidës: Çështja me Brrutin u fry shumë, ka bërë zgjedhjen e duhur

Shkruar nga NEWSPORT
“Duhet seriozitet për të fituar këtë ndeshje”,
Eros Grezda

Eros Greza ka folur para duelit që Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Andorrës. Përballje kjo që do të startojë në orën 20:45 dhe luhet në “Arenën Kombëtare”.

Ish-sulmuesi kuqezi ka theksuar se çështja e kalimit të Etnik Brrutit është fryrë shumë. Ndër të tjera nënvizon se skuadra duhet të luftojë për të fituar këtë ndeshje.

“Sot djemtë, pas humbjes zhgënjyese në Londër, janë përgatitur mjaft mirë dhe e dinë rëndësinë e pikëve ndaj Andorrës. Është përfolur shumë për kalimin e Brrutit. Unë e shikojë si një temë që është fryrë më shumë seç duhet. Djali ka bërë zgjedhjen e duhur. Unë e mbështes të gjithë zgjedhjet e tij. Do të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë. Do ketë edhe komente pozitive edhe negative. Anglia është një nga kombëtaret më të forta në botë.

Nuk kishim çfarë të humbnim. Ka qenë leksion i mirë për lojtarët, për të ditur rëndësinë e ndeshjeve në vijim. Do na hapen shumë probleme po u futëm me mendimin që e kemi të fituar këtë ndeshje. Shpresoj në seriozitetin maksimal të lojtarëve. Ndryshimet kanë qenë të guximshme dhe më pëlqejnë. Hoxha ka bërë diferencën sa herë që është futur”, ka deklaruar Grezda.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga