Armando Broja nuk po gjen dot qetësi. Sulmuesi i Kombëtares po dëmtohet vazhdimisht. Sapo u rikuperua nga një dëmtim, u ndal sërish.
Mbrëmjen e djeshme u dëmtua në sfidën ndaj Peterborough në FA Cup. U desht ndërhyrja e stafit mjekësorë dhe barrela për ta nxjerrë shqiptarin nga fusha, ku dëmtimi duket shumë serioz, me Brojën që shpërtheu edhe në lot.
Për të ka folur trajneri i Everton, Leighton Baines. Ky i fundit ka theksuar se dukej keq , por fakti që nuk ka shkuar në spital menjëherë është një shenjë e mirë.
“Padyshim që dukej keq. Ne e pamë atë të largohej nga ana tjetër e fushës dhe nuk ishim të sigurt nëse shkoi në spital apo jo. Ai nuk ka shkuar për momentin, pasi nuk e dimë ende shkallën e dëmtimit. Por fakti që nuk ka shkuar menjëherë, shpresojmë të jetë një shenjë e mirë”, ka deklaruar Baines. Ppadiksutim që Broja do t’iu nënshtrohet sërish vizitave mjekësorë në ditët e ardhshme për të mësuar shkallën e dëmtimit, ku ne shpresojmë që ta shikojmë shpejt sërish në fushë.