Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Dëmtimi i rëndë dhe rikthimi te Chelsea, trajneri i Everton “thyen” heshtjen për Armando Brojën

Shkruar nga NEWSPORT
Dëmtimi i rëndë dhe rikthimi te Chelsea, trajneri i Everton
Armando Broja - David Moyes

Armando Broja prej javësh është i dëmtuar dhe vazhdon rikuperimin. Për shkak të dëmtimeve të shumta që po pëson, nuk ka mundur të luajë rregullisht në këtë sezon, duke qenë vërtet i pafat.

Te Evertoni u raportua se po mendojnë rikthimin e tij tek Chelsea që në këtë merkato dhe të përfundojnë huazimin e tij. David Moyes ka folur sërish për një çështje të tillë, ku ka theksuar se vërtet ekziston si mundësi rikthimi te Chelsea, skuadër që zotëron kartonin e sulmuesit shqiptar.

“Për momentin nuk ka një vendim përfundimtar, por mendoj se nga bisedat që kemi zhvilluar, është si mundësi. Por në këtë moment që flasim, nuk është ende i konfirmuar”, ka theksuar timonieri i Everton.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga