
Mario Mitaj ka debutuar sonte me skuadrën e Al Ittihad ku ka bërë një paraqitje relativisht të mirë. Ndeshja e parë e mëngjërashit tonë kuqezi që bëri mirë në këtë sfidë që ishte e para për të pas huazimit në Arabinë Saudite.
Mario Mitaj luajti për 72 minuta dhe më pas u vendos që të zëvendësohej. Megjithatë “Sofascore” i ka vendosur notë të mirë lojtarit të kombëtares shqiptare duke e vlerësuar me 7.2. Edhe pse nuk ka pasur minutat e plota në këmbë, performanca e zhvilluar la mbresa në stafin Teknik.
Kujtojmë që skuadra e Al Ittihad arriti të triumfonte me rezultatin e pastër 3-0, ku kontribues dhe dëshmitar në këtë fitore ishte edhe Mario Mitaj. Kalimi i tij në Arabi është pritur mirë edhe nga stafi Teknik i Kombëtares pasi është mundësia e hapit gjigant në një kampionat prestigjioz europian.