Sfida e Lecces kundër Torinos, e cila u mbyll me rezultatin 2-1, ka ndryshuar për pozitivisht “frymën” brenda ekipit. Sigurisht kjo pasi pikët e marra e nxorrën skuadrën edhe nga zona e ftohtë, në të cilën ndodhej deri në pak javë më parë.
Një ndryshim i tillë nuk do i shpëtonte as medias italiane “Gazzeta de Llo Sport” e cila në artikullin e saj i ka atribuar meritat, paraqitje së denjë të mesfushës. “Thesari i Lecces” është epiteti fantastik me të cilën u drejtohet dy mesfushorëve shqiptar, Medon Berisha dhe Ylber Ramadani.
“Jehonë” 2 talenteve shqiptare u ka bërë edhe vetë trajneri i Lecces, Eusebio Di Francesco. Në përfundim të ndeshjes ai i e ka cilësuar Berishën si njeriun që bën diferencën ndërsa Ramadanin si të pazëvendësueshë.
“Njeriu që bën diferencën është padyshim Medon Berisha, i cili luftoi me lëndime për një kohë të gjatë sezonin e kaluar. Shqiptari tani ka gjetur pozicionin ideal dhe është në gjendje të japë më të mirën. Ai ka kontribuar me pesë gola , më shumë se çdo shok tjetër skuadre. Berisha e ka luajtur këtë rol shumë mirë, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Kisha nevojë për të në këtë rol sepse e dija që mund t'u shkaktonte probleme kundërshtarëve. Edhe Ylber Ramadanin është, një tjetër lojtar i pazëvendësueshëm”, ka përfunduar timonieri i skuadrës, Di Francesco.
