
Cristian Shpendi
Cesena nuk mundet dot pa Christian Shpendin. Mungesa e legjionarit është vënë re ditën e sotme në radhët e klubit italian.
Bardhezinjtë u mposhtë nga një rival direkt si Juve Stabia në luftën për “Play-Off”. Skuadra e shqiptarit ishte mike në transfertën e humbur 1-0 ditën e sotme në Serie B.
Kujotjmë që sulmuesi kuqezi është i dëmtuar dhe pritet të kthehet pas janarit, pra në vitin e ri. Gjetja e golit është kthyer në hall tek Cesena, që edhe sot shënoi 0 të tilla.
Shpendi është bomberi i ligës së dytë italiane dhe mosparania e tij po vë seriozisht në diskutime ngjitjen në elitë të italianëve të cilët ishin 25 pikë në kokë me Juven dhe tani i shikojnë ata 3 pikë para.
Poll