
Armando Broja
Armando Broja zbriti në fushë për 64 minuta në takimin mes Nottingham-Everton. Rasti i fundit që sulmuesi i kombëtares shqiptare e kishte nisur si titullarë daton prej 29 dhjetorit 2024, pikërisht ndaj të njëjtit rivalë.
Kundër Nottingham, Broja zhvilloi paraqitje pozitive. Edhe pse ai nuk shënoi gol, sërish ishte në gjendje të ndihmonte ekipin në arritjen e fitores.
Duket se Armando ka fituar besimin e trajnerit Moyes dhe pas çdo ndeshje po i jep gjithmonë e më shumë minuta.
Këtë sezon bomberi shqiptar numëron 8 paraqitje në Premier League, e ku i duhet të presë ende për të shënuar golin e parë. Testi i radhës do të jetë kundër Manchester City në datën 19 prill.
Poll