Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Berat Gjimshiti mbyll vitin para kohe për shkak dëmtimi, mbrojtësi humbet edhe disa ndeshje të vitit 2026

Shkruar nga NEWSPORT
Berat Gjimshiti mbyll vitin para kohe për shkak dëmtimi,
Momenti i demtimit te Berat Gjimshitit

Berat Gjimshiti u dëmtua në momentin e tij më të mirë. Kapiteni i Kombëtares shqiptare la fushën e lojës në fillim të pjesës së dytë të sfidës që Atalanta zhvilloi me Cagliarin.

Sipas "La Gazzetta dello Sport" është mësuar tashmë se cila është shkalla e dëmtimit të shqiptarit. Kështu bëhet me dije se mbrojtësi ka një dëmtim të lehtë muskulor të shkallës së parë, por që do t’i duhet kohë për t’u rikuperuar plotësisht.

Afërsisht 1 muaj dhe në këtë mënyrë 32-vjeçari mbyll këtë vit kalendarik para kohe dhe do të mungojë në 3 ndeshjet e ardhshme që bergamaskët do të luajnë në këtë periudhë. Kapiteni i Kombëtares nuk do të japë kontributin e tij në sfidat ndaj Genoas dhe Interit në këtë vit dhe ndaj Romës e Bolognas në fillimin e muajit janar.

Kjo pasi Gjimshiti mund të rikthehet dhe të jetë gati vetëm në mesin e muajit të ardhshëm, ç’ka do të thotë se do të jetë një mungesë e madhe për italianët dhe trajnerin Raffaele Palladino.

Poll

Lexo gjithashtu