
Kristjan Asllani
E ardhmja e Kristjan Asllanit kishte marrë trajtën e një “ekuacioni” me disa të “panjohura”. Por ditën e sotme ka ardhur zyrtarizimi.
Mesfushori 23-vjeçar do të djerësisë fanellën e Torinos për edicionin 2025-2026, ndërsa në fund të këtij bashkëpunimi, “Demat” do ta blejnë përfundimisht kartonin e shqiptarit.
Pas këtij zyrtarizimi, kanë ardhur edhe reagimet në rrjetet sociale. Ivan Balliu nuk ka qendruar në heshtje. Ai ka komentuar me emoji “zjarri”, si mesazh urimi në ekipin e ri. Asllani dhe Balliu gëzojnë raport të mirë miqësie, ndërsa kanë detyra të rëndësishme te Kombëtarja.

Reagimi i Ivan Balliut ndaj Asllanit
Poll