
Burnley do të zbres në fushë ditën e dielë kundër Aston Villa, e vlefshme për javën e 7-të në Premier League. Sipas “Fantasyfootballscout”, Armando Broja nuk ka asnjë shans të jetë titullar. Kjo “tablo” e “zymtë”, nënkuptonë gjendjen e vështirë për sulmuesin shqiptar.
Besimi i trajnerit Scott Parker te 24-vjeçari është në pikën më të ulët. Në Premier League, shqiptari ka vetëm 14 minuta, ndërsa ende nuk e ka nisur në këtë ligë si titullar.
Edhe pse u mendua se te Burnley do të shpërthente pas vështirësive te klube si Chelsea apo Everton, nuk ka ndodhur kështu, të paktën deri në këtë pikë. Trajneri i Shqipërisë Sylvinho, pavarësisht peripecive që Broja po has në Angli, sërish i ka besuar për t’a përfshirë në listën ndaj Serbisë.
