
Alban Bushi ditën e sotme publikoi listën e Kombëtares U-21 për dy ndeshjet kualifikuese me Malin e Zi dhe për miqësoren me Litenshtejnin. Pjesë e kësaj liste janë edhe dy futbollitët e Partizanit.
Paulo Buxhelaj dhe Marçenilo Preka janë ftuar nga Bushi për të qenë në urdhrat e tij për këto ndeshje. pikërisht për këto dy lojtarë ka reaguar klubi. Një reagim që vjen 3 ditë pas humbjes së titullit dhe Kombëtarja U-21 ka “ringjallur” Partizanin dhe kryeqytetasit u kanë uruar dy futbollistëve suksese me fanelën kuqezi.
“Ekipi Kombëtar U-21
Paulo Buxhelaj dhe Marçelino Preka janë pjesë e seleksionit kuqezi për dy ndeshjet ndaj Malit të Zi për kualifikueset e "Euro 2025" dhe miqësores me Lihtenshtejnit. Ndeshjet do të luhen në datat 7 dhe 11 qershor. Në listën e kuqezinjve publikuar sot, trajneri ekipit tonë kombëtar U-21 Alban Bushi, ka përfshirë edhe dy mbrojtësat tanë.
Klubi i uron Paulo Buxhelaj dhe Marçelino Prekës shumë suksese me fanelën kuqezi????⚫️”, thuhet në postimin e të kuqve.