Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

“Ne jemi një”, Armand Duka para duelit me Italinë: Forca e skuadrës është grupi, do të kalojmë grupet

Shkruar nga NEWSPORT
“Ne jemi një”, Armand Duka para duelit me Italinë: Forca e
Armand Duka

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” në prag të ndeshjes debutuese të Shqipërisë ndaj Italisë në Euro 2024.

Kreu i qeverisë shqiptare të futbollit foli për gjendjen e skuadrës, marrdhëniet e mira me Presidentin e Federatës Italiane të futbollit, Gabriele Gravina, trajnerët italianë që kanë drejtuar Shqipërinë dhe disa tema të tjera.

Presidenti Duka theksoi se Kombëtarja shqiptare është një dhe se forca e skuadrës është grupi.

"Si ndiheni, pjesëmarrja e dytë në një Europian? –Sa më shumë afrohet ndeshja, aq më shumë emocione kemi të gjithë. Padyshim është një ndeshje shumë e rëndësishme, është sfida e parë. Situata e skuadrës është shumë e mirë, gjendja emocionale dhe shëndetësore është e mirë. Të shohim, pa përjashtuar edhe emocionet e rastit.

Keni thënë që ndeshja ndaj Italisë është sfida më e rëndësishme e historisë për Shqipërinë? – Ndeshja është e bukur sepse luajmë kundër një vendi me histori në futboll, kundër një vendi mik dhe që kemi marrëdhënie shumë të mira jo vetëm sportive por nga të gjitha këndvështrimet. Shumë shqiptarë jetojnë në Itali. Të gjitha këto e bëjnë akoma më interesante ndeshjen. Por luajmë kundër kampionëve të Europës dhe është shumë e bukur të luash kundër kampionëve të Europës. Për mua është bukur por e vështirë. Ne e njohim realitetin e skuadrës Italiane, e njohim sa e mirë është. Është bukur që t’i sfidojmë dhe të përpiqemi të bëjmë më të mirën që të kënaqim sa më shumë ato që do të jenë në stadium dhe para ekraneve.

Kundërshtarë me Gravinën? – Nuk do të doja kurrë që të isha në pozicione kundërshtare me Gravinën, pasi marrëdhëniet e mia me Gravinin janë fantastike. Unë e vlerësoj shumë si President, si njeri dhe si mik. Por futbolli prandaj është i bukur pasi të vendos përballë shpeshherë edhe me vëllain, jo më me shokun apo me mikun. Do jemi vetëm për 90-të minuta kundërshtarë, ne jemi gjithmonë bashkë si miq dhe për të mirën e futbollit.

Çfarë i kanë sjell trajnerët italianë Kombëtares shqiptare? – Të gjithë kanë pasur kontribute pozitive dhe kanë sjell zhvillim në futbollin shqiptar. De Biazin nuk mund ta harrojmë sepse ne për herë të parë në një kompeticion të rëndësishëm Europian shkuam me De Biazin. Reja gjithashtu ka bërë një punë të mirë, ka bërë rezultate të mira, ka bërë zhvillim dhe një lloj rinovimi të skuadrës. Ne jemi këtu si rezultat i punës së vazhdueshme të të gjithëve, stafeve, Federatës dhe futbollistëve.

Shumë futbollistë me origjinë shqiptare luajnë në kampionatin italian? – Ne kemi numër të madh futbollistësh që luajnë në Itali. Në Federatën Italian në mos gabohem janë regjistruar rreth 16 mijë. Si rrjedhojë që ka shumë shqiptarë të regjistruar në të gjitha nivelet e futbollit italian, janë edhe këto që luajnë në Seria A. Kjo më bën krenar, sepse janë një vlerë e shtuar e një kualitet për ekipin Kombëtar dhe falë tyre ne jemi sot pjesë e Europianit. Gjëja që më bën më shumë krenar është që jemi pjesë e Europianit falë kontributit të tyre, stafit, Federatës dhe të gjithëve.

Cili mendoni se do të jetë futbollisti i ardhshëm shqiptar që do të zbarkojë në Itali? – Ka shumë kandidatë që mund të vijnë, qoftë nga kampionati shqitpar, qoftë edhe nga ekipet e moshave që janë në Itali, nga ekipet Kombëtare të Shqipërisë. Nuk është se mund të veçojë ndonjë talent për momentin, por nga këto që luajnë në Kombëtare besoj që ka një të ardhme Medon Berisha që është te Lecce dhe dy vëllezërit Shpendi.

Silvinjo rezultoi zgjedhja e duhur, cila mendoni se është sekreti i punës? – Sekreti i suksesit të Silvinjos e para është puna sistematike, përkushtimi në punë. Gjithashtu edhe aftësia për të krijuar një grup të harmonizuar dhe realisht slogani “Ne jemi një” është i Silvinjos në Kombëtare dhe ka arritur që ta implementojë, ta injektojë te futbollistët që ne jemi nji. Forca e skuadrës tonë kjo është që ne jemi një.

Çfarë mendoni për Luciano Spallettin dhe punën e tij te Italia? – Spalletti nuk ka diskutim që është një ekspert futbolli. Ka bërë mirë në të gjithë të shkuarën e tij. Ka bërë mirë së fundmi ose para Kombëtares te Napoli dhe gjithashtu ka bërë mirë në Kombëtaren italiane. Duke dora e tij në organizimin e lojës, në harmonizimin e të gjithë komponentëve të ekipit. Është një ekspert dhe një vlerë shumë e shtuar për Kombëtaren italiane.

Futbollisti i Italisë që i druheni më shumë? – Kombëtarja italiane ka shumë kualitete brenda, pavarësisht se thuhet nuk është Italia më e mirë. Unë mendoj që thuhet kështu pasi njerëzit në përgjithësi janë nostalgjikë dhe kujtojnë të shkuarën më kualitative. Por sot në gjirin e Kombëtares italiane ka futbollistë me shumë kualitet si Barella, Frattesi, Chiesa, Scamacca, Donnarumma. Ka shumë kualitete dhe nuk dihet nga kush mund të vijë e keqja dhe dëmi në kuptimin e rezultatit.

Çfarë ndeshje prisni të shtunën, si mendoni se mund të përfundojë ndeshja? – Unë uroj që të jetë një ndeshje e bukur dhe me emocione. Padyshim që Italia është favorite, është Kampioni i Europës në fuqi, por jemi 11 kundër 11, topi është i rrumbullakët ne jemi në gjendje të mirë dhe do të tentojmë që ta fitojmë ndeshjen.

Spanja, Kroacia, Italia dhe Shqipëria a mendoni që ky është grupi më i fortë i Europianit dhe a keni shpresa që Shqipëria do të kalojë më tej duke shkruar historinë? – Tre nga skuadrat e grupit janë më të mirat e Europës që mund të pretendojnë për ta fituar Europianin dhe nuk është çudi që një nga këto ta fitojë. I kanë të gjitha mundësitë për ta fituar dhe skuadra që do t’i sfidojë jemi ne. Kështu që padyshim që kam një lloj shprese që ne mund ta kalojmë grupin dhe po të kalojmë grupin mund të bëjmë akoma më shumë", ka përfunduar Duka.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga