Granit Xhaka nuk resht së ngrituri lart flamurin shqiptar nëpër botë. Futbollisti i Leverkusen tashmë është në garë për një trofe individual deh jo ekipor.
Pas fitimit të titullit kampion me ‘Aspirinat’, Xhaka është nominuar për çmimin ‘Sportisti i Vitit’. Ky trofe jepet çdo vit në Zvicër dhe përfshijnë sportistë e atletë nga të gjitha displinat.
Graniti së fundmi ishte në garën e ‘Topi i Artë’ ku mori një renditje të kënaqshme. Shqiptari synon marrjen e këtij titulli, i cili do t'i jepte lavdi në historinë e sportit helvet. Mbetet për t'u parë nëse në datën 5 janar, njëri prej vëllezërve shqiptarë Xhaka do të ngrejë në peshë komunitetin shqiptar të Zvicrës.
Poll