Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Lajm i madh për tifozët shqiptarë, FIFA jep “dritën jeshile” para duelit me Serbinë

Shkruar nga NEWSPORT
Lajm i madh për tifozët shqiptarë, FIFA jep “dritën
Tifozet Kuqezi

Për sjelljet diskriminuese të dia tifozëve në sfidën me Andorrën në “Arenën Kombëtare” FIFA dënoi FSHF-në për mbylljen e 20% të stadiumit. Në sfidën e ardhshme kualifikuese nuk do të lejoheshin tifozët pas portave.

Por tashmë duket se institucioni më i madh i futbollit ka dhënë “dritën jeshile” për shqiptarët. Prej javësh FSHF-ja ka zhvilluar negociata intensive me FIFA-n për lehtësimin e masave në “Arenën Kombëtare”.

Kështu mësohet se tribunat pas porte mund të përdoren sërish nga tifozët për sfidën ndaj Serbisë, duel ky që do të luhet më 7 qershor në “Arenën Kombëtare”, në orën 20:45. Padiksutim ky është një lajm shumë pozitiv për të gjithë ndjekësit e Kombëtares, të cilët kanë aplikuar për të qenë prezent në shkallët e stadiumit në një nga ndeshjet më të rëndësishme të kuqezinjve.

Sipas marrëveshjes, tribunat që ishin parashikuar për mbyllje 20% do të mbushen me një përzierje të grupeve të komunitetit dhe organizatave kundër diskriminimit, si dhe tifozëve tradicionalë shqiptarë, duke siguruar një ambient ku mbështetja për Kombëtaren shoqërohet me mesazhe të forta kundër diskriminimit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga