Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

LAJM FANTASTIK/ Roko mund të luajë për Shqipërinë, e konfirmon Rudi Vata

Shkruar nga NEWSPORT
LAJM FANTASTIK/ Roko mund të luajë për Shqipërinë, e
Rudi & Rocco Vata dhe Kombëtarja

Talenti Rocco Vata po rritet gradualisht te ekipi i Watford në Championship-in anglezë, teksa numëron 2 gola dhe 2 asiste në 10 ndeshje. Kartoni i sulmuesit të majtë ka arritur deri në 1.8 milionë euro.

Rocco është djali i legjendës së Kombëtares Rudi Vata. Edhe pse talenti në fjalë e ka bërë debutimin me përfaqësuesen e Irlandës, Rudi Vata në një prononcim të shkurtër për “RTSH Sport”, e ka lënë të hapur mundësin që djali i tij të djerësisë fanelën e Shqipërisë:

“Rocco ka zgjedhur Irlandën, por nuk ka mbaruar asgjë, pasi e ka ende mundësime që të bëjë një zgjedhje tjetër, nëse dëshiron. Ka një klauzolë që duhet të luajë edhe 2 ndeshje zyrtare.

A do e shihja pjesë të skuadrës së Silvinjos? Mendoj se do kishte qenë një alternativë e mirë”. Rregulli është i qartë, çdo futbollist ka të drejtë të ndryshojë kombëtaren, nëse ka luajtur më pak se 3 ndeshje, gjithmonë nëse i ka luajtur këto sfida nën 21 vjeç.

Poll

Lexo gjithashtu