Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Kroacia favorite si Italia”, Berat Gjimshiti s’kursen kritikat: Nuk duhet vetëm të jesh i bukur në fushë

Shkruar nga NEWSPORT
“Kroacia favorite si Italia”, Berat Gjimshiti s’kursen
 

Shqipëria luan nesër takimin e dytë të vlefshëm për Euro 2024. Kroacia është kundërshtari i radhës për grupin B, ndërsa sfida merr jetë në 15:00. Kombëtarja ndodhet tashmë në stadiumin "Volkspark" të Hamburgut, për të zhvilluar stërvitjen e fundit.

Në konferencë për shtyp para ndeshjes është shfaqur kapiteni Berat Gjimshiti.

"Sigurisht që nga kjo ndeshje prap gjëja e parë që mund t’ju them është Kroacia në rolin e favoritit. U duk dhe me Italinë. Këto ndeshje kaq të vështira përballë kampionit, si Italia, besoj ato çdo gabim të vogël e bëjnë një gol dhe ndryshon loja aq shpejt. Duhet të përmirësojmë dhe bëjmë gjithçka për të fut në vështirësi Kroacinë", u shpreh fillimisht Gjimshiti. 

Ke folur me Pasalic? "Këto momente të fundit jo po kur kemi qenë në ekip bashkë kemi bërë disa shaka. Më ka thënë se nuk kemi luajtur kurrë bashkë dhe do jetë bukur, kemi qeshur bashkë. Është djal i mirë dhe e njoh shumë mirë".

"Është një gjë shumë e rëndësishme. Psikologjia më e rëndësishmja se lodhja fizikike, kam folur me disa lojtarë dhe duhet të japësh kurajo për këto ndeshje të nesërme. Duhet të dalim nga ato ndeshje me eksperiencë, të mësojmë diçka. Kam më shumë vite dhe mundohem t’i ndihmoj ato lojtarë që janë më të rinj.

Duhet të kesh eksperiencë dhe ndalësh ritmin e kundërshtarit se me kaq nivel të lartë mund të bëjnë dëm. Nuk duhet veç me qenë i bukur në fushë po dhe pak i pistë dhe të marrësh atë që meriton.

Për ato nuk ka qenë e lehtë në fillim. Kanë humbur 3 me 0. Do të jetë e vështirë dhe për ato dhe për ne, do tentojmë më të mirën. Do shikojmë çfarë do ndodhë nesër", përfundoi Gjimshiti.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga