
Ylber Ramadani është lojtari i radhës që reagon në rrjetet sociale pas eliminimit të Shqipërisë nga Euro 2024. Mesfushori shprehet i lumtur për rrugëtimin e kuqezinjve, ndërsa thekson se u përballën të barabartë me Kampionët e Botës dhe Europës.
Ndër të tjera ka falenderime pafund për tifozët që mbushën shkallët e stadiutmi, rrugët dhe sheshet në Gjermani. Në fund i është falenderues Zotit për gjithçka ka arritur në këtë aventurë si kuqezi.
“Krenar që jam shqiptar! ????????????????
I lumtur që isha pjesë e Shqipërisë në këtë rrugëtim në finalet e “Gjermani 2024”. Tre ndeshje, tre finale me tre nga ekipet më të mira të Europës, dy prej të cilave janë shpallur edhe kampione Europe dhe Bote. Luajtëm fort, si të barabartë me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën, duke treguar karakter në çdo sfidë. Faleminderit çunave, faleminderit stafit teknik dhe të gjithë stafit drejtues që ka qenë pranë nesh.
Një falënderim të veçantë për tifozët që na kanë mbështetur në stadium, në çdo rrugë e shesh të Gjermanisë, si edhe çdo ditë në kampin tonë stërvitor.
???????? Mbi të gjitha faleminderit Zotit!
Përjetë: Forca Shqipëri!????????????????????????????????”, ka shkruar Ramadani.
View this post on Instagram