Shqiperia - Kosova
Kombëtarja shqiptare mori dy humbje gjatë marsit, atë përballë Polonisë në “play off” të Botërorit dhe një tjetër disfatë ndaj Ukrainës, në miqësore. Kjo ka ndikuar edhe në renditjen e FIFA-s.
Shqipëria ka rënë me dy pozicione nga renditja e mëparshme. Pra nga vendi i 63-të, tashmë, Kombëtarja kuqezi mban vendin e 65-të në renditjen e përgjithshme të FIFA-s.
Në krahun tjetër, Kosova vazhdon ngjitjen. Pas fitores 3-4 me Sllovakinë në Bratislavë dhe humbjes 0-1 me Turqinë, dardanët janë ngjitur në vendin e 78-të, rekord për ta.
Poll
