Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Kombëtarja U-21 nis grumbullimin në Moldavi, Rashica dhe Dodaj njëzëri: Atmosferë pozitive, synojmë rezultat pozitiv

Shkruar nga NEWSPORT
Kombëtarja U-21 nis grumbullimin në Moldavi, Rashica dhe Dodaj
Ermir Rashica - Kevin Dodaj/ Fotomontazh

Kombëtarja U-21 ka nisur grumbullimin në Moldavi, në kuadër të ndeshjes së parë miqësore ndaj Moldavisë, që do të luhet të enjten më 13 nëntor, në qendrën stërvitore të Kombëtares moldave, në Vadul lui Vodă, në orën 12:00.

Pasditen e sotme kuqezinjtë do të zhvillojnë seancën e parë stërvitore, ndërsa po sot pritet që grupi i lojtarëve të plotësohet.

Nga grumbullimi në Moldavi, folën për fshf.org dy sulmuesit e Kombëtares U-21, Ermir Rashica dhe Kevin Dodaj.

Ermir Rashica tha se atmosfera në skuadër është shumë pozitive dhe se brenda grupit ka harmoni. Ai theksoi se këto dy sfida janë një test shumë i rëndësishëm për të vlerësuar nivelin e ekipit në kuadër të përgatitjeve për Euro 2027.

“Sot fillojmë stërvitjen e parë në këtë grumbullim. Tek djemtë, aq sa kam parë, është një harmoni shumë e mirë dhe besoj që këto dy ndeshje janë mjaft të mira për të na testuar ne, dhe shpresoj që do të dalim me rezultat pozitiv.

Moldavia? – Është një kundërshtar modest për ne. Shpresoj që do të dalim me një rezultat të mirë. Besojmë te vetja jonë dhe fokusi është te ndeshja e parë ndaj Moldavisë, pastaj vjen Ukraina.

Sa të rëndësishme janë këto miqësore, në kuadër të Euro U-21 2027? – Janë shumë të rëndësishme. Çdo ndeshje është e rëndësishme, sepse këtu e shohim veten se ku jemi dhe besoj që çdo grumbullim dhe çdo ndeshje na nevojitet”, – tha Ermir Rashica.

Kevin Dodaj theksoi se përfaqësimi i ngjyrave kuqezi është një ndjenjë e veçantë dhe vlerësoi dy kundërshtarët e radhës, Moldavinë dhe Ukrainën, por theksoi se objektivi mbetet i njëjtë në të dyja ndeshjet, fitorja.

Ndihem shumë mirë. Normalisht, si çdo lojtar në ekip, të përfaqësosh ngjyrat kuqezi është një ndjenjë e veçantë. Grupi po bashkohet dhe ndjehem shumë i lumtur. Kemi një harmoni shumë të mirë brenda ekipit, kjo është më e rëndësishmja.

Moldavia? – Kemi luajtur edhe para disa ndeshjesh me Moldavinë. Është një ekip shumë i mirë. Besoj që do të arrijmë fitoren. Ukraina, besoj, është ekip më i fortë, por edhe aty synojmë vetëm fitoren”, – tha Kevin Dodaj.

Poll

Lexo gjithashtu