Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Ja ofrova drejtimin e Kombëtares një trajneri shqiptar”, Armand Duka e zbulon për herë të parë: U tërhoq në fund! Kontrata e Sylvinhos? Ju tregoj pse zgjodhëm qershorin

Shkruar nga NEWSPORT
“Ja ofrova drejtimin e Kombëtares një trajneri shqiptar”,
Armand Duka, president i FSHF

Armand Duka ka dalë në një konferencë për shtyp duke prekur një sërë çështjesh sa i përket të ardhmes së pankinës kuqezi. Ai tregoi se pse kontrata e Sylvinhos ishte deri në qershor dhe jo deri në mars.

Më pas zbuloi se si pankina i është ofruar Besnik Hasit, por ky i fundit u tërhoq duke zgjedhur të drejtonte Anderlehtin. Ndër të tjera, Duka u shpreh para gazetarëve:

“Në fakt, mbase kontrata në fillimin e saj duhej të ishte në përfundim të ndeshjeve të Play-Off. Ne kishim rënë dakord deri në dhjetor. Nuk mund të bënim një kontratë deri në mars, do të ishte demotivuese edhe për skuadrën. Deshëm të përçonim një mesazh që mund të shkojmë në Botëror, ndaj kontrata është deri pas përfundimit të Botërorit. E para duhet të bindesh veten që mund të arrish. Këtë frymë mund të transmetosh te ambienti dhe skuadra. Nuk besoj se kemi bërë keq, se siç e keni parë në fushën e lojës, kemi bërë paraqitje të mira. Kontrata deri në qershor ishte për të treguar se do të jemi në Botëror.

Trajner shqiptar? Kam ofruar realisht të paktën një herë, i cili ka qenë Besnik Hasi. Në momentin e fundit kur ishim në finalizimin e kontratës, Besniku u tërhoq sepse ia ofroi Anderlehti. Padyshim e kam menduar dhe padyshim e mendoj. E para i kam ofruar trajnerit aktual nëse ka dëshirën për të vazhduar, pastaj janë edhe kushtet nëse kënaqen palët. Kjo gjë do të ndodhë para se të vijnë ndeshjet e qershorit”, tha ai.

Poll

Lexo gjithashtu