Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Ishte surpriza e Sylvinhos për Europianin, reagon Medon Berisha

Shkruar nga NEWSPORT
Ishte surpriza e Sylvinhos për Europianin, reagon Medon Berisha
Medon Berisha

Medon Berisha debutoi për herë të parë në një ndeshje zyrtare si kuqezi gjatë Europianit. Jo vetëm kaq, por dhe vendosi rekord si lojtari më i ri që ka mbajtur ndonjëherë veshur fanellën e Kombëtares në Europian.

Së fundmi ka postuar në rrjetet sociale ku shpreh ndjenjat për këtë fakt. Mesfushori i Leçes e mbyll me falenderime.

“Ndihem shumë i lumtur dhe falenderues për të gjithë eksperiencën në Euro 2024. Nuk ka fjalë që të përshkruaj krenarinë dhe emocionin për të përfaqësuar kombin tim në këtë garë madhështore. Faleminderit të gjithëve”.

Kujtojmë se Berisha u aktivizua në ndeshjen e fundit ndaj Spanjës. Aty mori minuta si zëvendësues duke shkruar historinë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga