Shqipëria do të përballet me Ukrainën sonte në orën 20:45 në Pragë për ndeshjen e parë të Grupit B1 në Nations League. Kuqezinjtë sfidojnë Ukrainën si pritëse në stadiumin neutral ‘Epet Arena’ për shkak të situatës në vendin e tyre.
Përgatitjet finale vijojnë deri në prag të sfidës dhe gjatë kësaj pasditeje, Kombëtarja shqiptare ka dorëzuar listën zyrtare e 23 lojtarët me të cilët duhet të paraqitet në stadium. Në grumbullimin e Sylvinhos ishin 24 futbollistë të ftuar dhe në këtë mënyrë, njëri prej tyre duhet të sakrifikohet.
Trajneri brazilian ka vendosur të lë në tribunë për këtë ndeshje Agim Zekën, një nga surprizat e bujshme të listës. Ai ishte në balotazh me një tjetër produkt të Superiores, Sebastjan Spahiut, por ky i fundit ka fituar vendin si zëvendësues i Jasir Asanit.